Printo

Ministri për vetëqeverisje lokale Suhejl Fazliu, sot realizoi një takim me delegacionin e Ministrisë  për administrim territorial dhe zhvillim të Armenisë.

Delegacioni armen ishte i interesuar për modelin e Maqedonisë për zhvillim të barabartët rajonal,  për shkak të, siç u tha në takim, karakteristikave të ngjashme të të dy vendeve.

Ministri Fazliu theksoi se Qeveria e re ka për prioritet  pavarësimin më të madh financiar të komunave dhe planifikimin e integruar të zhvillimit të barabartë rajonal, duke përfshirë edhe dotacionet kapitale dhe rritjen e vëllimit të mjeteve të cilat do të orientohen nga rajonet  planore.

- Politika rajonale është një nga mjetet themelore  për harmonizimin e zhvillimit edhe në vendet e Bashkimit Evropian. Kështu, shumë e rëndësishme është që në nivel nacional  të zbatohen  politika që janë në përputhje me ata të BE-së dhe përmes të njëjtave  mund të sigurohen mjete financiare nga fondet para aderuese  të Unionit, theksoi ministri Fazliu.