Zëvendësministri i vetëqeverisjes lokale Dejan Pavlevski vizitoi komunat Prilep, Manastir dhe Resnjë. Me kryetarët e tre komunave, Ilija Jovanoski, Natasha Petrovska dhe Zhivko Gosharevski, zëvendësministri Pavleski në teren  u informua për aktivitetet në zhvillim për zbatimin e masave dhe rekomandimeve të qeverisë në luftën kundër KOVID-19.

Zëvendësministri Dejan Pavleski theksoi se koordinimi i aktiviteteve midis qeverisë qendrore dhe lokale dhe institucioneve kompetente është thelbësor për zbatimin efikas dhe të plotë të masave, duke përfshirë të gjitha burimet e mundshme. Komunat janë mobilizuar plotësisht dhe aktivitetet po zbatohen nga shërbimet lokale shëndetësore publike në përputhje me masat dhe udhëzimet e qeverisë.  Po aq është e rëndësishme, që qytetarët të respektojnë plotësisht masat e qeverisë, të qëndrojnë në shtëpi dhe kështu të ndihmojnë në mbrojtjen e shëndetit të tyre dhe atë të të dashurve të tyre, tha Pavleski,.

Materiali video nga ngjarja, me deklarata nga zëvendësministri dhe kryetarëve të komunave, mund të shkarkohet nga lidhja e mëposhtme: