Në organizim të Ministrisë së vetëqeverisjes lokale dhe rajonit planorë Jugperëndimor, në Strugë u mbajt Konferencë mbi sfidat për zhvillim e barabartë rajonal ku morën pjesë ekspertë vendas dhe të huaj.

Zëvendësministri i vetëqeverisjes lokale Dejan Pavleski theksoi se arritja e objektivave për zhvillim të barabartë rajonal nënkupton ofrimin e mbështetjes së vazhdueshme financiare nga institucionet kompetente shtetërore dhe koordinim të suksesshëm ndërmjet ministrive, donatorëve dhe palëve tjera në nivel rajonal dhe lokal.

-Me mbështetje financiare të Programit për zhvillim të barabartë rajonal, aktualisht në tetë rajone planore realizohen 43 projekte, 38 në infrastrukturë dhe 5 për përgatitjen e dokumentacionit teknik. Javën e kaluar, Këshilli për zhvillim të barabartë rajonal miratoi projektet për zhvillimin e fshatrave dhe zonave me nevoja të veçanta zhvillimore. Fjala është për 74 projekte me vlerë prej 124 milion denarë, tha Pavleski.

Në Konferencë paraqitje të tyre referuese patën kryetrari e Këshillit për zhvillim të rajonit planor Juglindorë, njëherit kryetarë i Strugës, Ramiz Merko, udhëheqësja e Qendrës për zhvillim, Mirjana Lozanoska, kryetarë të komunave nga ky rajon, përfaqësues të institucioneve të cilat kanë ndikim në zhvillimin e vendit.

Qëllimi i Konferencës është të shkëmbehen praktika të mira në fushën e zhvillimit të barabartë rajonal dhe të inkurajohet bashkëpunimi dhe rrjetëzimi i subjekteve që kanë peshë në zhvillimin rajonal.

Me mbështetje të Qeverisë Zvicerane, në kuadër të projektit për Zhvillim të barabartë rajonal, të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës, ​​Ministria e vetëqeverisjes lokale organizon forum për zhvillim të barabartë rajonal në të gjitha tetë rajonet planore.