Ministri i vetëqeverisjes lokale Suhejl Fazliu, merr pjesë në Forumin e qyteteve dhe regjioneve “Investimi në Ballkanin Perëndimorë – Investim në Evropë” që nga data 4 – 6 qershor do të mbahet në Zheshov të Polonisë.

Forumi ka për qëllim të ndihmojë vendet e Ballkanit Perëndimorë në procesin e integrimit në Unionin Evropian dhe në transformimin ekonomik.

Ministri Fazliu në fjalimin e tij shprehu falënderimet e tij për përkrahjen e qeverisë së Polonisë në procesin e integrimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Unionin Evropian. Fazliu theksoi si mjaft të rëndësishëm momentin e njohjes së rëndësisë gjithnjë e më të madhe të qyteteve dhe rajoneve si bartës së zhvillimit dhe ndryshimeve përmes vendosjes së metodave të reja inovative në menaxhim.

-Përshëndes iniciativën e agjendës së Procesit të Berlinit që të theksohet roli i pushteteve lokale dhe regjionale, si dhe rëndësia e bashkëpunimit territorial. Kjo përfaqëson hap të rëndësishëm për afrimin drejtë Procesit të Berlinit deri te nevojat reale të qytetarëve në nivel lokal dhe regjional, tha ministri Fazliu.

Ministri Fazliu u takim edhe me ministrit për investime dhe zhvillim ekonomik të Polonisë, Jerzhi Kviçinski.

Një nga temat për të cilat bisedua ishte edhe roli i makro regjioneve, strategjitë dhe mekanizmat tjerë për bashkëpunim ndër-regjional të vendeve të regjionit – si të ndërtohen instrumente dhe programe për bashkëpunim transnacional në suaza të Unionit Evropian, për përmirësimit e procesin për transferimit të njohurive dhe politikave të Unionit Evropian të vendeve dhe regjioneve të Ballkanit Perëndimorë dhe si të nxiten partnerët e Ballkanit Perëndimorë të marrin pjesë në zbatimin e strategjive makro-regjionale të Unionit Evropian, për afrimin e tyre drejtë qëllimeve të përbashkëta.