Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendim për financimin e 43 projekteve të cilët do të realizohen deri në fund të vitit në tetë rajonet planore. Për realizimin e projekteve, mjetet e parapara në shumë prej 290 milionë denarë, ose 4,7 milionë euro, janë siguruar nga Programi buxhetor për zhvillim të barabartë rajonal të Ministrisë së vetëqeverisjes lokale. Procedura për aplikim me projekte nga ana e tetë rajoneve planore, në përputhje me Ligjin për zhvillim të barabartë rajonal, ka filluar në dhjetor të vitit të kaluar, bëri të ditur ministri i vetëqeverisjes lokale Suhejl Fazliu në konferencën e sotme për mediume.

Ministri Fazliu informoi opinionin më të gjerë se në bazë të Vendimit për nivelin zhvillimorë të rajoneve planore, më shumë mjete ndahen për rajonin më pak të zhvilluar, rajonin Verilindorë, ndërsa më pak mjete për rajonin më të zhvilluar, atë të Shkupit, me çka sipas shumës së përgjithshme rajoni planorë i Shkupit, si më i zhvilluari merr pjesë me 7,2 për qind, rajoni Jugorë me 11.1 për qind, rajoni Lindor me 11.3 për qind, me 11.9 për qind rajoni i Pellagonisë, ai i Pollogut me 13.2 për qind, rajoni Jug-perëndimorë me 13.3, i Vardarit me 14.7 për qind dhe rajoni Verilindorë me 17.3 për qind.

- Sivjet, në rajonin më të pazhvilluar, Rajonin Verilindor, do të financohen 4 projekte me 50 milion denarë, në rajonin planorë të Vardarit 8 projekte me 42.5 milionë denarë, në rajonin planorë Jugperëndimor 3 projektet me 38.4 milion denarë, në rajonin planorë të Pollogut 6 projekte me 38.1 milion denarë, në rajonin planorë të Pellagonisë 8 projekte me 34.3 milionë denarë, në rajonin planorë Lindor 4 projekte me 32.6 milionë denarë, në rajonin Juglindorë 4 projekte me 32 milion denarë dhe në rajonin planorë të Shkupit do të financohen 6 projekte me 20.8 milion denarë, tha ministri Fazliu.

Ministri i vetëqeverisjes lokale theksoi se projektet janë përcaktuar si prioritete në çdonjërin regjion planorë, në konsultim të gjerë me qytetarët dhe bashkësinë e biznesit.

-Përcaktimi i kësaj qeverie është nxitja e zhvillimit në të gjitha rajonet planore përmes shpërndarjes së barabartë dhe transparente të mjeteve, në bazë të prioriteteve të përcaktuara nga ana e qytetarëve bashkërisht me autoritetet lokale. Zhvillimi i ekuilibruar është shtylla prioritare e qeverisë për ndërtimin e një shoqërie për të gjithë. Vendi ynë ka nevojë për zhvillim, por aq më tepër për zhvillim të barabartë. U siguruan 50 milion euro për kthimin e borxheve të komunave. Mjetet për zhvillim të barabartë rajonal për dy vjet u rritën për 100 për qind. Tendenca për nxitjen e zhvillimit të barabartë regjional vazhdon. Tani përgatitet Strategji për periudhën e ardhshme 10 vjeçare, tha ministri i vetëqeverisjes lokale Suhejl Fazliu.

Mjetet nga Programi për zhvillim të barabartë regjional për vitin 2019, me të cilat financohen këto 43 projekte, janë 70 për qind të mjeteve të përgjithshme që realizohen përmes Ministrisë për vetëqeverisje lokale. Sipas ligjit, me 30 për qind nga 420 miljon denarë të parashikuara me Programin, do të financohen projekte për zhvillimin e fshatrave dhe zonave me nevoja specifike zhvillimore. Këto projekte i propozojnë komunat, sipas prioriteteve të vërtetuara nga ana e çdo komune, në konsultim me qytetarët e vet.