Thirrja e tretë publike për projekte për bashkëpunim ndërkufitar mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës është shpallur dhe do të jetë e hapur deri më 20 maj, tha ministri i vetëqeverisjes lokale Suhejl Fazliu në pres konferencën e sotme.

Për këtë thirrje publike, nga Instrumenti IPA i Bashkimit Evropian në dispozicion janë 2 milion e dyzet mijë euro për projekte për të dy vendet, ndërsa mjetet financiare për bashkë-financim në shumë prej 15 për qind për projektet të implementuara në vendin tonë, do ti sigurojë Ministria e vetëqeverisjes lokale.

Projektet duhet të ndikojnë në nxitjen e turizmit, trashëgimisë kulturore dhe natyrore, ruajtjen e mjedisit jetësorë, promovimin e përshtatjes dhe zbutjen e ndryshimeve klimatike, si dhe parandalimin dhe menaxhimin me rreziqe.

Në këtë thirje publike mund të aplikojnë komunat, organizatat qytetare, shkollat, universitetet, shoqatat e biznesit dhe subjekte tjera jofitimprurëse në bashkëpunim me partnerë nga vendi fqinj, në rastin konkret me Republikës së Kosovës.

- I inkurajoj të gjithë të interesuarit të paraqiten dhe të shfrytëzojnë mundësinë të bëjnë diçka më tepër për veten e tyre, për komunën, për regjionin ndërkufitarë dhe për shtetin. Projektet për bashkëpunim ndërkufitarë janë mundësi e shkëlqyeshme të punojmë bashkërisht në zgjidhjen e çështjeve regjionale, të shkëmbejmë informacione, të njihemi më mirë dhe të vendosim lidhje bashkëpunimi të cilat mund të zgjerohen edhe në fusha tjera. Qëllimi ynë është që në periudhën e dytë programore, të arrijmë shkallë të lartë të realizueshmërisë në mbi 90% të mjeteve financiare që janë në dispozicion nga Bashkimi Evropian, tha ministri i vetëqeverisjes lokale Sulejid Fazliu.

Programi për bashkëpunim ndërkufitarë ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës 2014-2020 filloi të implementohet në janarë të vitit 2016 ndërsa në disponim ka buxhet total prej 8.4 miljon euro për projekte të përbashkëta.

Deri tani, përmes këtij programi, janë financuar 9 projekte me vlerë prej 2.5 milionë euro për përfituesit e granteve nga të dy anët e kufirit. Projektet tash më janë janë në fazën e implementimit..

Të gjitha informatat e nevojshme për thirrjen publike janë të publikuara në WEB faqen e Ministrisë së vetëqeverisjes lokale, në lidhje me Programin për bashkëpunim ndërkufitarë Kosovë-RMV (http://cbc-ks-mk.com/opencalls).